Didier Deschamps rrezikon të mos e ketë në dispozicion Marcus Thuram në ndeshjen e 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 ndaj Suedisë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze L’Equipe sipas së cilës, sulmuesi i Interit kishte një problem në pulpë dhe kështu ai nuk u stërvit me grupin në seancën stërvitore të kësaj të diele duke u kufizuar vetëm te puna me biçikletë.

Po kështu Thuram nuk ishte i pranishëm edhe në stërvitjen e një dite më parë dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, ai pritet të mos jetë në sfidën e New Yorkut edhe pse emri i tij mund të figurojë në listën e të grumbulluarve për këtë ndeshje.

Edhe N’Golo Kante do të jetë i pranishëm edhe pse mesfushori ndjeu dhimbje në gju në dy ditët e fundit që e pengoi atë të marrë pjesë në stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. Gjithsesi, burime pranë futbollistit theksojnë se gjendja e tij nuk ka ngjallur shqetësime të mëdha. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës franceze, zhvilloi një stërvitje të lehtë përpara se të nisej për në New York për ndeshjen ndaj Suedisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re