Në çdo ndeshje të skuadrës së Francës, një korrespondent special nga “L’Équipe” për “Euro 2024” deshifron zgjedhjet teknike të Didie Deshampit.Këtë të mërkurë, nën lupën e ekspertëve ka përfunduar performanca e “Gjelave” gjatë barazimit kundër Polonisë (1-1). Me versionin e tij të treshes sulmuese parisiani 2023-2024, të përbërë nga Mbape, Barkola dhe Dembele, trajneri francez donte të jepte më shumë ndikim dhe shpejtësi në sulm për të kundërshtuar forcën fizike dhe madhësinë e mbrojtësve polakë. Zgjedhje e cila rezultoi e pasuksesshme, pasi Franca, duke krijuar mundësi të shumta, nuk arriti të shënonte një gol në aksion e sipër në këtë fazë grupesh.

PA FINALIEZUES – Si kurrë më parë, golat kualiTrajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Kuman, nuk e kupton se si Xho Verman mund të gabonte aq shumë kundër Austrisë. Ai e zëvendësoi mesfushorin pas një gjysmë ore të parë të mjerueshme. 16 nga 29 pasimet e Verman sollën humbjen e topit. Për më tepër, ai kishte një saktësi pasimi prej vetëm 47 për qind. Kuman e cilësoi si pa mjaftueshëm dhe e zëvendësoi me Simons. Me sa duket trajneri nuk ka pritur përfundimin e ndeshjes dhe që në pushim të saj është pikasur duke folur me stafin e tij në lidhje me Vermanin, për të cilën duhet të ketë thënë: “Nuk e di se si një lojtar si Verman mund të zhgënjejë kaq shumë. E të mendosh që është nga më të saktët në ekip”. Nuk ka konfirmime për këtë bisedë në stafin portokalli, por me siguri që edhe vetë Vermani e kishte kuptuar gabimin, pasi që në momentin e zëvendësimit shpërtheu në lot. Edhe kamerat nuk e kursyen këtë moment, duke filmuar djaloshin që ngashërente me kokën e futur në fanellë. fikues për 1/8-at erdhën me autogol dhe nga pika e bardhë, duke konfirmuar edhe janë herë se nënkampionët e botës kanë cilësi pa fund, por praktikisht asnjë finalizues.

Mbape me golin e Polonisë u zhbllokua, ndërkohë që kolegët e tjerë ofensivë nuk kanë lënë gjurmë. Edhe Zhiru ka pasur dëmtime, teksa Barkola e Dembele nuk janë finalizues. Asistues e driblues shumë të mirë, por jo njerëz që çojnë topin në rrjetë. Pikërisht ajo që I duhet e po i mungon aq shumë “Gjelave”. Turami ka harruar versionin e tij më të mirë tek Interi, ndërkohë që as Kolo Muani nuk po i shpërblen minutat që Deshamp i ka dhënë përpikmërisht në çdo ndeshje.

MUNGESË SIMETRIE – Ndërkohë, me 4-3-3-shin aktual ku Grizman është më shumë një mesfushor se sa fantazist, ekipit po i mungojnë edhe koristë. Kunde është shumë mbrojtës dhe Dembele nuk e ndihmon, çka bën që mbivendosjet në krahun e djathtë të jenë me pikatore. Nuk është më mira ana e majtë ku Hernandez ka ulur xhirot e motorit dhe rrallë herë shkon deri në fundore. Pa ekuilibrin e duhur, e sidomos pa gola është e vështirë që Franca të konsiderohen pretendentë kryesorë siç ndodhte në fillim të Europianit. Por, Federata ka vendosur t’i besojë Deshampit i cili betohet se me 1/8-at do të nisë edhe turneu i vërtetë për ekipin e tij.

REINOLD BAKALLI-

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re