Franca ka raportuar 833 vdekje në 24 orët ë fundit, më e larta që nga fillimi i shpërthimit. Siç raportojnë mediat, kjo shifër përfshin njerëzit që vdiqën në spitale dhe azile të moshuarish.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirus ka arritur deri më tani në 8,911, e treta më e larta në botë pas Italisë dhe Spanjës. “Ende nuk kemi arritur në pikun së kësaj epidemie”, tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.
Po ashtu edhe në Britani është shënuar një tjetër shifër rekord. Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit të ri ka tejkaluar pragun e 5 000 viktimave në Britaninë e Madhe.
Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 439 vdekje të reja, sipas një raporti zyrtar të lëshuar sot.