“Frikë aspak, kujdes shumë” kështu e ka nisur reagimin e tij kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka shpërndarë edhe një status të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur e gjithë bota po përballet me koroanvirusin dhe në Shqipëri së fudnmi janë konfirmuar dy raste (babë e birë) të infektuar ndërsa dyshohet për një person të tretë.

“Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”:” lexohet në statusin e bërë nga kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re