Kina ka raportuar 108 raste të reja të koronavirusit këtë mëngjes, numri më i lartë gjatë gjithë muajit. Mediat bëjnë me dije se rastet e reja të konfirmuara janë 98 persona të cilët e kanë sjellë koronavirusin me vete nga jashtë vendit.

Por ka pasur edhe 10 raste që e kanë marrë brenda vendit- shtatë në provincën verilindore të Heilongjiang dhe tre në provincën Guangdong në jug të vendit.

Pavarësisht se është epiqendra origjinale për pandeminë e koronavirusit, Kina ka parë një ulje të madhe të rasteve gjatë muajit të kaluar dhe së fundmi ka filluar të heqë masat e rrepta të bllokimit në të gjithë vendin.

Ndërkohë tashmë duket se zyrtarët janë të shqetësuar për një valë të dytë të virusit të infeksionit të sjellë në Kinë nga jashtë vendit. Kina që ishte dhe vendi i origjinës së virusit ka raportuar zyrtarisht në vend tani është 82.160, me 3.341 vdekje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re