Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend.

Sipas Çupit, mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha ka një diferencë kulturore.

Sipas Çupit, Rama merret vesh me njerëzit dhe e njeh gjuhën shqipe, ndërsa Basha njeh gjuhën sovjetike të drunjtë.

“Kryetari mazhorancë dhe ai i opozitës kanë një diferencë kulturore. Rama pavarësisht se është kryeministër, është një lëvrues shumë i mirë i gjuhës, shkrimit, e oratorisë.

Në kohën që Rama i hapi rrugën si pedagog i radikalizmit në komunizëm me gjuhën e tij shumë të lavdërueshme e kishim shumë xhan.

Oratoria është e tillë dhe mbetet atje. Rama merret vesh me njerëzit dhe e njeh gjuhën shqipe, ndërsa Basha njeh gjuhën sovjetike të drunjtë.

Ka fjalor shumë të kufizuar, nuk ka pasuri leksikore. Problemi i gjuhës nuk të bën të mendosh se je diktator.

Unë nuk fyej njeri, por nuk e kam kapur Ramën të fyejnë opozitën”, u shpreh Çupi për Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re