Nëse mendoni se një futbollist nuk mund të ndikojë në vendimet e një qeverie, e keni gabim. Falë fushatës së futbollistit të Manchester United, Marcus Rashford, ku rreth 1.3 milionë fëmijë britanikë do të marrin racion ushqimi falas gjatë muajve të verës, kryeministri Boris Johnson ka ndërruar mendje.

Ky i fundit ndryshoi vendimin e mëparshëm për të mos e zgjatur në kohë skemën e ndihmave ushqimore për këta fëmijë.

Pra ishin thirrjet e njëpasnjëshme të futbollistit 22-vjeçar, dhe letra që ai i drejtoi qeverisë, që bënë kryeministrin Johnson të ndryshonte vendimin e marrë më parë, shkruan Daily Mail.

Padyshim, një veprim i tillë është pritur me duartrokitje nga populli britanik, madje shumë prej tyre e konsiderojnë hero sulmuesin e Manchester United.

Futbollisti falë fushatës së tij ka arritur një shumë prej 20 mln paundësh për të siguruar 3 vakte falas për fëmijët gjatë periudhës së Coronavirus.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re