Tërheqja e George Russell në Çmimin e Madh të Bahreinit të zhvilluar në pistën e Sepangut, e afroi shumë Andrea Kimi Antonellin me titullin Botëror për pilotë në Formula 1.
Tani piloti italian ka 84 pikë më shumë se britaniku; më konkretisht 20 vjeçari deri tani ka grumbulluar 320 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës është ndalur në 236.
Kalendari thotë se duhen edhe 7 gara që të mbyllet kampionati dhe në ndalesën e radhës që është në Singapor do të zhvillohet edhe një Garë Sprint. Duke parë klasifikimin, Antonellit i duhen edhe 100 pikë për të festuar triumfin; në rastin më të mirë, italiani do të mund të festojë në Texas në rast Russell dhe ndjekësit e tij ende në garë (Hamilton, Leclerc, Norris e Verstappen) nuk marrin pikë në Singapore dhe në Çmimin e Madh të SHBA, pra 5 gara nga fundi.
Në Texas, Antonellit mund t’i mjaftojnë 8 pikë për të bërë historinë. Sigurisht që ky është një skenar shumë i vështirë për t’u realizuar për të mos thënë i pamundur. Më realist është skenari për një triumf të Antonellit mes Çmimit të Madh të Meksikës(30 tetor-1 nëntor) ose të Brazilit në fundjavën 6-8 nëntor.
