Besimtarët muslimanë të përzgjedhur për Haxhin përfunduan dje karantinën e tyre, dhe sot ata po shkojnë në një vend të pelegrinazhit në Mekë, ku gjithçka është gati në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Midis 1.000 dhe 10,000 adhuruesve po marrin pjesë në pelegrinazhin, i cili fillon të martën, thanë zyrtarët sauditë, duke shtuar se kanë zvogëluar numrin e adhuruesve, të cilët zakonisht numërojnë afër 2.5 milion në tubimin vjetor fetar.

Autoritetet deklaruan se shqetësimi i tyre këtë vit është që të mbrojnë besimtarët nga infektimi.

Besimtarët më parë iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe u vendosën në karantinë.

Bagazhet e tyre ishin dezinfektuar dhe disa besimtarë thanë se iu dhanë byzylykë elektronikë për të monitoruar lëvizjet e tyre.

Ekipet e punëtorëve janë përgjegjës për pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të Xhamisë së Madhe në Mekë, ku ndodhet Qabja, një strukturë cila është faltorja kryesore muslimane, rreth së cilës qarkohet.

Masat kundër përhapjes së virusit

Pelegrinët nuk do të lejohen të prekin Qaben këtë vit për të kufizuar rrezikun e infeksionit të koronavirusit, thanë autoritetet, duke shtuar se ambulancat e lëvizshme do të vendosen pranë Xhamisë së Madhe.

Këtë vit, gazetarët e huaj nuk u lejuan të mbulojnë Haxhin, i cili tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Autoritetet saudite deklarojnë se do të ketë afro 1000 besimtarë, megjithëse media lokale raporton se numri mund të jetë deri në 10,000.

Haxhi në Mekë është një nga pesë shtyllat e Islamit. Çdo musliman, sipas ligjit fetar, është i detyruar të shkojë në Haxh të paktën një herë në jetën e tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re