Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, iu ka dërguar një mesazh kryetarëve të degëve mbrëmjen e sotme pak minuta pas manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin opozita e mbështeti qartësisht.

Në mesazhin e tij, Bardhi falënderon krerët e degëve për pjesëmarrjen, që sipas tij tregoi për një strukturë dinamike që përgjigjet shpejt dhe me efikasitet.

“Të nderuar Kryetarë,

Pjesëmarrja dinjitoze e demokratëve në manifestimin e sotëm na tregoi se kemi ngritur një strukturë dinamike, që përgjigjet shpejt dhe me efikasitet. Edhe në emër të Kryetarit Basha, ju falënderoj të gjithëve për angazhimin serioz dhe pjesëmarrjen masive të demokratëve në manifestim”, thuhet në mesazhin e Bardhit për krerët e PD-së në rrethe.

Opozita mori pjesë në manifestimin e mbrëmjes së sotme, ku Presidenti firmosi dekretin për kthimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re