Teksa qeveria ka marrë vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes, shumë artistë e këngëtarë e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se kjo sjell falimentimin e tyre, por edhe të shumë bizneseve.

Në mesin e atyre që ka zgjedhur të bëjë pak ironi me këtë situatë është dhe bashkëshortja e aktorit Gaz Paja, Ira Seferi. Përmes një fotoje që ajo ka postuar në rrjetet sociale ironizon duke thënë se këngëtari Gena do të performojë live, por që do ta dëgjojnë me kufje.

Nuk dihet se cili është mendimi i Gazit për vendimin e qeverisë, duke qenë se ai është dhe pronari i një lokali në jug të vendit, apo përkatësia e tij politike do të bëjë që të mos ketë asnjë reagim për këtë situatë.

Të shpresojme që të mos jetë bezdisur nga humori i bashkëshortes së tij…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re