Ishte biseda me gruan e tij që e bëri të vendoste.

George Clooney ka deklaruar se nuk është më i interesuar të puthë koleget e tij në kamera, pas një bisede me gruan e tij, Amal Clooney.

Siç e tha vetë: “Kam vendosur të mos i puth më gratë në filma.”

Në një intervistë të kohëve të fundit me Daily Mail, aktori shpjegoi se zgjodhi me vetëdije të braktiste skenat romantike të puthjeve dhe të ndiqte një rrugë tjetër në karrierën e tij.

“Po përpiqem të ndjek shembullin e Paul Newman, duke thënë thjesht: Në rregull, nuk i puth më vajzat në ekran.”

George Clooney zbuloi se ky vendim erdhi pas një bisede të sinqertë me gruan e tij, gjatë së cilës ai kuptoi se, pavarësisht se sa aktiv dhe në formë është, ka kufizime se si rolet mund të evoluojnë me kalimin e kohës.

“Mund të rezistoja ende, por në një moment shifrat do të flasin vetë,” komentoi ai.

Gjatë karrierës së tij, aktori ka luajtur në disa filma romantikë, duke përfshirë “Ticket to Paradise” me Julia Roberts, “The Wedding Planner” me Catherine Zeta-Jones dhe “One Fine Day” me Michelle Pfeiffer.

Në një intervistë të mëparshme me New York Times, ai përmendi gjithashtu një incident në fillim të karrierës së tij kur një regjisor i kërkoi të ndryshonte mënyrën se si puthej në një skenë.

“Mbaj mend që ai tha, ‘Jo kështu’, dhe unë thashë, ‘Kjo është mënyra ime në jetën reale’.”

Në të njëjtën bisedë, ai zbuloi gjithashtu një anekdotë qesharake prapa skenave nga xhirimet e “Ticket to Paradise”, duke thënë se skena e puthjes me Julia Roberts kërkonte xhirime të shumta. “U deshën dhjetëra xhirime, shumica e tyre me të qeshura, përpara se të bëhej siç duhet. Thjesht duhej ta bënim siç duhet.”

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re