KORCE– Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 8 dhe viktima është Novruz Shyti 56 vjeç.

Mësohet se 56-vjeçari është gjetur i vdekur nga vëllai i tij, i cili ka njoftuar policinë. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se 56-vjeçari është dhunuar dhe qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Burimet nga policia bëjnë me dije se viktima ka qenë në gjendje të alkoolizuar dhe ka pasur një konflikt mbrëmë me autorin që e ka dhunuar.

Pas konfliktit mes të dyve, autori ka shkuar në banesën e Novruz Shytit dhe e ka dhunuar duke i shkaktuar vdekjen. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re