Në Berlin të Gjermanisë dje është mbajtur protestë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili Kudsin e njohu si “kryeqytet të Izraelit”.
Protestën e organizoi Unioni i Grave Palestineze në Gjermani, ndërsa grupi i cili përbëhej prej shumë grave dhe fëmijëve, u mblodh para ndërtesës së ambasadës së SHBA-ve në Berlin.
Gjatë protestave në sheshin “Pariser”, protestuesit ndezën qirinj dhe vendosën një model të xhamisë Al-Aksa, theksuan flamurin turk dhe palestinez, si dhe pankartën “Liri për fëmijët palestinezë”.
Përveç kësaj, protestuesit mbanin edhe fotografi të palestinezëve Ahed at-Tamimi dhe Fawzja al-Juneidi, të cilat përfunduan në burgjet izraelite. Nga protesta u porosit se po shkelen të drejtat e popullit palestinez dhe se shteti pushtues izraelit pamëshirshëm kryen sulme ndaj palestinezëve.
Po ashtu, u theksua se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duhet urgjentisht të tërheq vendimin me të cilin Kudsin e njeh si “kryeqytet të Izraelit”, se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë popullin palestinez dhe doemos duhet të ndalë aktivitetet e Izraelit okupator. Protesta në Berlin, gjatë të cilave nuk pati incidente, përfundoi me leximin e poezive dhe marshim./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re