Jurgen Klopp mund të kthehet në pankinë. Pas eliminimit të bujshëm të Gjermanisë në Botëror nga Paraguaj, e ardhmja e trajnerit Julian Nagelsmann është në dyshim.

Nuk jam nga ata që fshihen’-tha tekniku pas eliminimit-nuk është hera e parë që ndodh dhe ka shumë situata që kanë nevojë për ndryshim. E di që shumë njerëz do të donin që të largohem, por nëse Federata dëshiron të vazhdojë me mua, unë jam gati të vazhdoj’

Në rast shkarkimi të ish trajnerit të Bayernit të Mynihut, vendin e tij mund ta marrë pikërisht Jurgen Klopp. Ish tekniku i Liverpoolit që është Drejtor Sportiv Global te Red Bull mësohet se ka shfaqur disponibilitetin e tij për të pranuar drejtimin e Die Mannschaft.

Ndërkaq, Federata Gjermane e Futbolli në ditët e ardhshme do të takojë Nagelsmann për të kuptuar nëse do të vazhdojnë punën me të apo jo. Nëse do të ketë një ndarje të palëve, emri që është në krye të listës së dëshirave në qeverinë e futbollit gjerman është pikërisht ai i Jurgen Klopp

Shkarkimi i Nagelsmann do të ishte i treti radhazi për një trajner të Gjermanisë pas një dështimi në botëror. I pari që i pagoi pasojat ishte Joachim Löë, që u shkarkua në 2021 pas eliminimit në çerekfinale të Evropianit nga Anglia, por me peshën e eliminimit në fazën e grupeve në Rusi 2018.

Nuk i shkoi më mirë pasuesit të tij, Hansi Flick që u shkarkua në fund të 2023 pas eliminimit në fazën e grupeve të Botërorit të Katarit në 2022. Në pritje se çfarë do të ndodhë me Nagelsmann, në një sondaszh të shpejtë të kryer rezulton se 86% e të anketuarve ishin në favor të dorëheqjes së Nagelsmann, trajneri i dytë më i paguar për momentin pas Carlo Ancelottit. Hija e Jurgen Klopp por përhapet gjithnjë e më shumë mbi të…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re