Ministrja e Drejtësisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi se Gjonaj po i bën shantazh gjykatësve dhe prokurorëve.

 

Në një dalje për mediat, Gjonaj, i cilësoi akuzat si të pavërteta. Ajo tha se sulmet ndaj saj dhe familjes vijnë fill pas arrestimeve të zyrtarëve të LSI lkidhur me tenderat në burgje.

 

“Askush nuk mund të ndal luftën kundër korrupsionit. Prokuroria të mos intimidohet nga sulmet politike. Unë e kuptojë që këto akuza politike janë në një farë mënyre sulm edhe ndaj drejtësisë. Megjithatë u bëj thirrje organeve të drejtësisë të mos ndalen dhe të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë hedhur firma”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re