Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të ligjshme zgjedhjen e një biznesi për të vendosur që një shërbim publik të mos ofrohet nga punonjës që përdorin veshje apo simbole të fesë. Kjo çështje u trajtua duke iu referuar veshjes që mbajnë gratë dhe vajzat muslimane.

 

 “Për të krijuar një mjedis administrativ tërësisht neutral, një shërbim publik mund të ndalojë përdorimin e dukshëm në vendet e punës të çdo simboli që zbulon besime filozofike apo fetare”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Në vitin 2021, komuniteti i Annes në Belgjikë e ndaloi një punonjëse të saj  të mbante një shami islamike në vendin e saj të punës. Punonjësja më pas shkoi në gjykatë me argumentin se ndalimi cenonte lirinë e saj fetare.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Bashkimit Evropian, vendosi se politika e neutralitetit të rreptë që një shërbim publik u imponon punonjësve të tij mund të konsiderohet objektivisht e justifikuar mbi bazën e një qëllimi legjitim.

 

“Çdo Shtet Anëtar dhe çdo organizatë nënshtetërore brenda kompetencave të tij ka liri veprimi në përcaktimin e konceptit të neutralitetit të shërbimit publik që ata dëshirojnë të promovojnë në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

 

Vendimi specifikon se ky objektiv duhet të ndiqet në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike dhe masat e marra për ta arritur atë duhet të kufizohen në atë që është rreptësisht e nevojshme, si dhe se u takon autoriteteve gjyqësore kombëtare të verifikojnë respektimin e këto terma.

Në mars 2017, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi për dy raste të grave muslimane në Belgjikë dhe Francë, të cilat u pushuan nga puna për refuzimin e heqjes së shamisë islame. Gjykata kishte vendosur në atë kohë se rregulloret e brendshme të një shoqërie mund, në kushte të caktuara, të parashikojnë ndalimin e përdorimit të dukshëm të simboleve fetare ose politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re