Juristi, Redi Ramaj në një intervistë për Panorama Tv tha se Gjykata po zvarrit qëllimisht procesin për të marrë vendimin në lidhje me VKM-në e qeverisë për ndërtimet pa leje.

Ramaj tha se zvarritja mund të lidhet me një prapaskenë politike, pasi Gjykata duhet të japë drejtësi dhe jo të merret me detaje, pasi po preken interesa të qytetarëve dhe e drejta për pronën.

Sakaq shtoi se qeveria mund të ndërmarrë dhe nisma të tjera të cilat mund të çojnë në vepra të rënda për qytetarët, siç në rastin e VKM-së për ndërtimet pa leje, ndaj dhe Gjykata nuk duhet të ndikohet nga politika.

Pjesë nga intervista:

Kemi të bëjmë me një prapaskenë politike?

Mendoj se po, nuk ka arsye pse të zbaritet. VKM-ja është antikushtetuese dhe Gjykata nuk po jep vendim. Nuk e kuptoj pse nuk është vazhduar hetimi dhe të merrej vendimi, është kapur me tenkalitete, Gjykatat nuk janë për t’u marrë me detaje por për të dhënë drejtësi. Duhet të merrej me çështjet që prek interesat e qytetarëve, lidhet me pronën e cila është një e drejtë. Qeveria mund të marrë dhe nisma të tjera, por preken interesa të qytetarëve, janë vepra të rënda.

Janë të gjitha të paramenduara?

Nuk është çudi, pasi janë goditur bizneset e ndershme dhe janë favorizuar ata që kanë raporte me qeverinë. Ky është problem, pasi qytetarët nuk konsiderohen nëse nuk mbrohet biznesi i madh. Qytetari është i pambrojtur, pasi po prishen subjekte pa pasur vendim të gjykatës.

Këtu qeveria me anë të këtyre ligjeve kërkon ta trajtojë pronën vetëm për interesa të pushtetit. Shpresoj që Gjykata të mbyllë çështjen dhe ti japë zgjidhje, nuk ka arsye për ta shtyrë. Gjykata të japë vendim, nëse VKM është e ligjshme ose jo kushtetuese. Pushteti gjyqësor është ai i vjetër, nuk është provuar nëse është i pavarur. Media e ka mbështetur po ashtu dhe qytetarët, nuk duhet të ndikohen nga politika.

Nëse rrëzohet VKM-ja çfarë ndodh me godinat?

Nëse rrëzohet VKM-ja, do të zbehën pasi janë nul. Lidhur me bordin për naftën, mendoj se pavarësish se nuk u shfuqizua totalisht është pozitiv, pasi i dha një mesazh qeverisë që nuk mund të caktojë çmime abuzuese. Qeveria mund të jetë rregullator por nuk mund të caktojë se çfarë do bëjë biznesi, lidhur me veprimtarinë. Të dy bordet e kanë tejkaluar fuqinë e ekzekutimit, praktika nuk e lejon. Nuk mund të kthehemi mbrapa duke caktuar çmime nga sipërmarrje private.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re