Trupa gjykuese u tërheq në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendim nëse do të legjitimojë palën e Partisë Demokratike zyrtare në procesin gjyqësor për vulën.

Sipas gazetares Klodiana Lala, togat e zeza në përfundim të vendimit kanë vendosur të rezervojnë të drejtën për t’u shprehur në fund të gjykimit në lidhje me kërkesën e PD-së së Rithemelimit për të pranuar Enkelejd Alibeajn si palë në proces.

Apeli bashkë me çështjen përfundimtare do ti japë zgjidhje edhe kërkesës paraprake të palëve.

“Vendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojmë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën e bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje, në vendimin përfundimtar”, u tha në qëndrimin e palës gjykuese.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso kërkoi rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt, pra lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Rezart Kthupi ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.

Të pranishëm në seancën gjyqësore në Apel nga PD e Rithemelimit janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend,  përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Vula e PD-së prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re