Një gjykatës i rangut të lartë egjiptian ka tentuar të shantazhojë prodhuesin gjerman të makinave BMW, sipas detajeve të rastit të korrupsionit në këtë vend, raporton Middle East Eye (MEE), referuar Arabi21.

Theksohet se rasti i ryshfetit ka nisur me komunikimin e ambasadës gjermane në Kajro me autoritetet për kontrollin administrativ, bëjnë të ditur burime egjiptiane.

Dokumenti diplomatik thotë se një nga kompanitë kryesore gjermane BMW u godit nga përpjekje për zhvatje kur gjyqtari i akuzuar i Hatem, Mohamed Wajih Morsi Fares kërkoi një pagesë financiare nga firma për të përfituar nga pozicioni i tij.

MEE thekson më tej se burimet shtuan se gjyqtari kërkoi dy milionë paund egjiptian (127,395 dollarë) në këmbim të ndikimit të tij në transaksionet përfundimtare të kompanisë në Egjipt, duke kërcënuar se ndryshe do të përdorte ndikimin e tij dhe do të prishte interesat komerciale dhe financiare të BMW-së.

Reagimi i Ambasadës Gjermane

Ambasada gjermane ka paraqitur një raport pranë autoriteteve kompetente për kontroll administrativ në Kajro për incidentin e përmendur, duke konfirmuar se kompania ka qenë nën shantazhin e një prej konsulentëve të caktuar në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili ka kërkuar ryshfet.

Ambasada thekson se kanë marrë një ankesë nga BMW dhe se kompania është shantazhuar nga këshilltari ligjor i një prej organeve më të mëdha rregullatore në Egjipt, për këtë arsye klima tregtare në Egjipt konsiderohet e pasigurt.

Gjithashtu, misioni diplomatik gjerman në Egjipt bëri thirrje për ndërhyrje urgjente për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, e cila nga ana e tyre mund të detyrojë tërheqjen e investimeve të BMW nga Egjipti.

Organi i kontrollit administrativ egjiptian më pas hetoi incidentet dhe kërkoi leje nga Zyra e Prokurorit Publik për të lejuar regjistrimin, monitorimin dhe gjurmimin e gjyqtarit të akuzuar.

Sipas mediave, këshilltari u arrestua përfundimisht “në flagrancë”, pasi telefonatat e regjistruara konfirmuan ngjarjen dhe shantazhin e tij ndaj kompanisë gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re