Kreu i ILD, Artur Metani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier të një burri i cili vrau ish-bashkëshorten.

Në fakt, autori rezulton se ka qenë i liruar nga gjyqtari Piro Sota në Fier. Elton Bengaj Metaj ishte në burg, por gjyqtari Sota i ndryshoi masën në një mjekim të detyruar në një institucion mjekësor e më pas në mjekim të detyruar ambulator.

Madje ish-bashkëshortja kishte dhe urdhër mbrojtje, por këto nuk e parandaluan dot vrasjen.

Metani thekson se prej momentit të parë po ndjek raportimet mbi ngjarjen dhe menjëherë ka nisur vlerësimi i rastit dhe të dhënave.

STATUSI NGA ILD

Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë

e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale. #ILD

Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.

Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve. pic.twitter.com/NfkZKR4Pfl

— Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani (@ILD_Albania) September 11, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re