Kryeministri Edi Rama ishte sot në Përmet teksa foli përballë përfaqësuesve të biznesit dhe operatorëve turistikë në zonë.
Rama: Çiftin këtu i kam njohur për herë të parë kur kishin filluar këët gjë, me pasion dhe shpirtin e aventurës por sot janë në nivel tjetër. Por është një komunitet t tërë që bën këtë punë. Po shikoja zhvillimet në këtë kamping. Më thotë Zamo, kur e ke nxjerrë këto fotografitë na marrin etj. Prandaj e bëj, ti bëj një farë reklame gjërave të bukura. Se ku e merr vesh një shqiptar që nuk është i kësaj fushe, ose në një qytet tjetër se ça ndodh në një qytet tjetër? Nga lajmet? Harroje. Nga portalet? Harroje. Nga ato që qarkullojnë? Harroje.
Është një Shqipëri që jeton jashtë asaj kënete mediatike. Dhe pastaj habiten dhe thonë ça shohin shqiptarët që mendojnë se po shkojmë në drejtimin e duhur. Janë po këta që shqetësohen kur them se gjysma e burrave janë çyryk. Është një metaforë, që lidhet me vështrimin e politikës. Dhe bëjnë moral pastaj. Prandaj ju kërkova ndjesë, se mendoj duhet ta thosha pasi vlen shumë për kontrastin e Shqipërisë reale, që përpiqet.