Nga Alban Gorishti

Në vitin 69 Kanti zbuloi parimin bazë të trashendetalizmit të vet, funksionin e hapsirës dhe kohës si forma që kushtëzojnë marrjen nga ana jonë e të gjitha përshtypjeve ndijore ndaj u japin objekteve të përvojës strukturën e tyre formale . Parimet e botës ndijore janë koha dhe hapsira .

Është e habitshme sesi kohët e fundit nuk ka ngelur lokal, shtëpi, kafene apo vend tjetër në të cilin nuk flitet për BB apo emisione të tjera (të formateve të njëjta) të cilat sipas promovuesve të tyre i përshtaten kornizave të një eksperimenti social tashmë të masivizuar. Pleq, të rrinj, profesionist, amatorë, të gjithë diskutojnë rreth mardhënieve dhe fenomeneve që përcjellin këto formate, si dhe ushqehen me dashje apo padashje nëpërmjet strukturës “globaliste” të një formati që në thelb është pasqyrim i fryrë i bareve dhe kafeneve lokale (rajonale) në të cilat përveç kafes konsumohet thashethemi, njohja, e shpesh diskutimi për tjetrin shumë larg teje. Në fund të fundit globalizmi në thelb ka të bëjë me stërmadhëzimin dhe përhapjen globale të ndonjë problemi apo situate të kufizuar lokale, ndaj ajo që për dikë në një cep të botës nuk është aspak problematike e njëjta shumë shpejt merr përmasa të një shqetësimi global . Por për shkak të mediatizimit këto formate më duket sikur kanë masivizuar shumë shpejt, pothuaj në çdo cep të shoqërisë, aspektin më banal të konturit intelektual të një grupi të papërfillshëm të së njëjtës, pra flas për çështje që i përkasin sferës më të ulët të botës ndijore atë të zënkave, ngacmimeve dhe fërkimeve ndërgjinore, ndërsa me çfarë kam parë kjo e fundit në nivel global fatkeqësisht është shndërruar në raporte të ngushta edhe midis të njëjtës gjini. E kjo është tragjedia më e madhe e kësaj kohe. Dhe në thelb kjo është e thjeshtë për tu kuptuar, nëse masa e madhe e popullsisë sot konsumon masivisht retorikë banalitetesh kjo do tia zbehi në maksimum aftësinë për tu përballur nesër me probleme reale që shqetësojnë komunitetin, dhe homoseksualiteti është rreziku më i madh që i kanoset shoqërisë.

Fjala “globalizëm” në gjuhën arabe përkthehet si “el Auleme” e cila nënkupton të vepruarit e diçkaje në nivel botëror, ose bartjen e diçkaje nga një pjesë e kufizuar në një pjesë të pakufizuar , e kjo e fundit ka kuptimin e bartjes së diçkaje e cila mundet të dallohet me kufijtë e saj gjeografikë në nivel botëror pa kufij dhe pa ndonjë pengesë të mundëshme” . Disa të tjerë e kanë përkufizuar globalizmin si heqje e pengesave dhe shkurtimi i distancave në komunikim mes popujve, vendeve, kulturave dhe qytetërimeve. Në fakt nga ana tjetër me globalizmin është synuar unifikimi i të gjitha kulturave të popujve në një kulturë të vetme botërore. Ndërsa ekonomikisht globalizmi sot paraqitet në formën e tregut të lirë i një procesi të disa shteteve të fuqishme të cilat kolonizojnë kombet e hemisferës së jugut e në përgjithësi ata muslimanë por pa luftë por me forma të reja të kolonizimit modern të ekonomisë,tregëtisë, edukimit dhe kulturës.

Nga ana tjetër këto formate për shkak të shikueshmërisë masive inkasojnë një sasi të madhe të ardhurash ndaj kjo e zhbën teorinë e dominimit ekonomik të një pakice të zgjedhur ndaj shumicës, pasi shpesh këta njerëz të cilët janë nganjherë të panjohur prodhojnë dhe fitojnë sasi të mëdha të ardhurash, kjo ndoshta i hap rrugë një forme tjetër të re të globalizmit. Edhe pse më duket sikur këtë formë e ka paralajmëruar pejgamberi alejhi selam kur është pyetur për Kiametin. AI ka thënë : “Kur të humbasë amaneti, prite Kiametin.” Pyetësi përsëri tha: “Si mund të humbasë amaneti, o i Dërguari i Allahut?” ai iu përgjigj: “Nëse punët i marrin ata që nuk janë kompetentë për to atëherë, prite Kiametin.” Buhari , nr: 59. Ndërsa në këtë sens kultura është prej çështjeve më të rëndësishme të njeriut dhe shoqërisë ndërsa kjo e fundit nuk mundet të orientohet nga ata që nuk e posedojnë një të tillë për tek disa të tjerë që posedojnë një vetpërcaktim të caktuar socialo-intelektual.

Perëndimi nga ana tjetër e klasifikon globalizmin kulturor si:Qarkullimin global të stileve të jetesës, vlerave, simboleve, përfytyrimeve, qëndrimeve, besimeve dhe dokeve. Ndërsa struktura tradicionale kulturore dobësohet dhe i ekspozohet këmbimit kulturor ku mundet të paraqiten diversitete të reja, për këtë globalizmi nuk mundet të sjelli unifikim kulturor por përshpejton zhvillimin e identiteteve hibride paralele (hibride janë të tëra tendencat e reja morale postkonsumiste) e kështu individi si një konsumues kulturor është aktiv në kërkimin dhe riprodhimin e vlerave ku nga ana tjetër me dashje apo padashje bëhet prodhues kulturor. Ndërkohë që nga ana tjetër ky lloj globalizmi nuk ka arritur të unifikojë siç shpresohej nga ky i fundit por të nxisi divergjenca të shumta shpirtërore dhe kulturore në shtetet në të cilat mbisundon. Kështu fusha e kulturës zgjerohet në një masivizim të fenomeneve të shoqërisë dmth kultura nuk konceptohet më si diçka elitare dhe nga elitarët por si një kulturë e popullarizuar, kulturë masive , si një jetë e rëndomtë. Kështu edhe pse të rëndomta këto fenomene shpesh prodhojnë dilema dhe konflikte shpirtërore por edhe familjare. E më pas përballë tërë kësaj për rininë përgjatë proceseve globalizuese shtrohet dilema , a të imitojë perëndimin liberal i cili ofron jetë më të lirë (pa kufij social dhe emocional) apo ti qëndroj besnik mësimeve tradicionale dhe morale të fesë?

Por tashmë valët misionarike të mbështjella nën petkun e humanizmit dhe përparimit kulturor kanë filluar të depërtojnë pothuajse në çdo familje tradicionale nëpërmjet mediave, shtypit,arsimimit dhe kjo me qëllimin e largimit nga tradita dhe identiteti fetar duke mbjellë ide të një universalizmi të rrejshëm fetar në nivel botëror ku feja konsiderohet si një ndjenjë personale shpirtëre dhe jo sistem jete.

Padyshim që Allahu i krijoi popujt që të njihen dhe identiufikohen mes veti nëpërmjet kulturave të ndryshme, në ajetin e mëposhtëm Allahu i drejtohet tërë njerëzimit sipas origjinës së tyre që nga koha e Ademit , e jo vetëm te ndonjë fis a nacionalitet i caktuar, ndaj për këtë nuk është e drejtë ngritja e njërës palë apo supremacia e tjetrës. Allahu thotë: O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” Huxhuratë 13. Ndërsa këto procese asimiluese të kulturave tradicionale në thelb po përshpejtojnë me të madhe privilegjet që ka një traditë e caktuar për sa i përket fiksimit të një konturi të vet shpirtëror apo kombëtar, duke i rrobëruar popujt në disa hapësira pa kufij dhe pa identitet të vet social, por në një një fshat të madh global në të cilin vlerat kulturore zhvlersohen në favor të spektaklit që prodhon gaztori (personi që në një spektakël bën përt të qeshur njerëzit e tjerë) i tij është shumë e mundëshme që nesër çdo traditë shpirtërore apo humane të konsiderohet si rrezik për retorikën e kafaneve të përhapur në këtë mënyrë. Tek e fundit poezitë më të mira nuk janë prodhuar në pijetore por për ti larguar njerëzit nga to. Ndërsa parimet universale të fesë ia njohin çdo shoqërie të drejtën jetësore të ruajë traditën e vet duke insistuar në formimin e një shoqërie të shëndoshë me vlera të larta etike ,të lirë, në të cilën njerëzit do të gëzojnë, pa kurfarë dallimi, lumturinë e vërtetë shpirtërore por edhe atë trupore.

Kështu Kanti ka pasur të drejtë kur e ka konsideruar si zbulim të madh transhendencën e vet të hapsirës dhe kohës pasi në to ne strukturojmë ndjesitë tona për të ardhmen dhe i japim objekteve (qoftë abstrakte apo reale) rëndësinë dhe vlerën e caktuar, ndaj nëse kjo hapsirë përçundohet nga keqkuptimet dhe keqkonceptimet mendore të formuaara përgjatë këtyre formateve atëherë e gjithë ekzistenca jonë kulturore vihet në rrezik nga një botë ndijore të shtrembëruar dhe tjetërsuar. E kështu ndodh që babën ta shikojmë si despot ndërsa shokun e panjohur të rrugës si mentor të pazvendësueshëm.

1.Jusuf kardafi “el muslimune vel avleme” fq 10
2. Burimi el avleme, www.sadi.net

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re