Policia e Shteti ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin ndaj grupit kriminal që trafikonte emigrantë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se janë arrestuar 21 persona, ku mes tyre është edhe një punonjës policie.

“Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi i masave për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan  7 automjete, 1 laborator për falsfikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjahu, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë, bizhuteri. 120 kontrata blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesosht të dokumenteve të BE”, theksoi Rrumbullaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re