Fabio Kanavaro kthehet në pankinë pas dështimit të bujshëm në stolin e Dinamos së Zagrebit, që ishte eksperienca e tij e fundit në një klub. Kjo, pasi ish-mbrojtësi i Italisë, është kthyer të drejtojë përsëri një ekip kombëtar dhe tashmë do të jetë i katërti më i paguar në botë për përfaqësueset.

Edhe pse eksperienca në Kroaci nuk shkoi siç duhej, pasi Dinamo Zgareb nuk ia doli të shpallej kampion nën drejtimin e Kanavaros të cilin e shkarkoi në prill, ai ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Uzbekistani dhe ka firmosur si trajneri i ri i përfaqësueses së këtij vendi që është kualifikuar për Botërorin 2026.

Për Kanavaron, kjo është eksperienca e dytë në një ekip kombëtar, pasi më parë ka drejtuar atë të Kinës, ndonëse vetëm për 52 ditë. Pavarësisht dështimeve të tij, në Uzbekistan e kanë trajtuar Kanavaron si një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim dhe këtë e tregon fakti se i kanë vendosur një rrogë prej 4 milionë eurosh në vit, po aq sa përfiton Roberto Martinez te Portugalia.

Më shumë se ai përfiton vetëm Karlo Ançeloti (9 milionë euro te Brazili), Tomas Tuhel (5,9 milionë euro te Anglia) dhe Julian Nagelsman (4,9 milionë euro te Gjermania).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re