Gratë e milionerëve të Dubait shpesh mburren me luksin që gëzojnë falë pasurisë së burrave të tyre, por pak zbulojnë se si duket realisht jeta e tyre dhe cilat janë detyrat e tyre.

Soudi e gjeti lumturinë e saj në Dubai, kur u takua me bashkëshortin e saj aktual.

Burri i saj është milioner dhe sado që duket se jeta e saj është një përrallë dhe se ka takuar një princ në një jaht të bardhë, komentet për historitë e saj që ajo publikon në TikTok nuk e thonë këtë.

Soudi thotë se burri i saj, për aq sa e do, nuk ndan vetëm para me të. Ajo tashmë duhet ta “fitojë” atë pasuri, duke qenë një “bashkëshorte e bindur”.

“Mund të ndodhë që kur dalim të shpenzojmë disa mijëra dollarë secili, unë zakonisht shpenzoj rreth 3.500 dollarë për kozmetikë dhe trajtime bukurie, dhe më pas darkojmë në restorante të bukura me ushqime të shtrenjta,” tha ajo në një video.

Problemi nis kur ajo nis të ndajë me botën jetën e saj private. Ndaj thonë se sëmundjet e pasurisë janë më të rënda se ato të varfërisë. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re