Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndaj shqiptarëve që flasin greqisht dhe bëjnë sikur janë grekë të lashtë apo pasardhës të Sokratit apo Odiseas. Në një shkrim në Facebook thotë se është më mirë të dëgjojë një grek që këndon se disa shqiptarë që i cilëson “masákrenj”.

“Maskara, greko maskaraaaa. Si e premte, ne mbremje, me mire degjoj nje grek safi, si Γιάννης Μηλιώκας(Janis Miliokas) qe kendon me pathos kengen “Greco Maskara”, dhe nje dynja me greke te tjere, e duartrokasin gjithe kenaqesi…

Sesa te degjoj, ca shqiptare máskarenj, qe flasin greqisht llaka-shtraka dhe hiqen si greke te lashte, pasardhes te Sokratit dhe Odiseas, por ne te vertete, jane pasardhesit e Laverit, Qanos apo Haxhiut…

Ngjashmeria ne emra, eshte thjeshte nje rastesi”, shkruan Hoxha.

Më parë, Artan Hoxha ka reaguar edhe për minoritarin grek Manolis Vitos, i cili dògji flamurin e Shqipërisë në mes të Sarandës, duke i thënë se nuk është asgjë tjetër veçse një “spùrdhjak greqisht-folës nga Xarra”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re