Zv.ministrja e Bujqësisë, Emira Gjeci ka dalë sërish sot në një deklaratë për mediat, për të informuar në lidhje me situatën e grupit të shpendëve.

 

Ajo bër me dije se janë konfirmuar dy vatra të reja të gripit të shpendëve  në Devoll dhe në Divjakë.

 

Mësohet se shpendët e infektuar janë të oborreve, po jo të pularive.

 

‘AKU po vijon me kontrollet, nuk ka problem nëse mishi dhe vezët gatuhen mbi 70 gradë. Gripi i shpendëve tek pularitë që janë për vezë dhe jo tek ato për mish.’- tha zv.ministrja Ermira Gjeci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re