Zohreh Elahian është bërë gruaja e parë që regjistrohet për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme presidenciale të Iranit pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.

Elahian tha se motoja e qeverisë së saj do të ishte një qeveri, ekonomi dhe shoqëri e shëndetshme, transmeton agjencia iraniane Mehr.

Por edhe ish-kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani, ka shpallur të premten kandidaturën e tij për presidencën e Republikës Islamike.

Zgjedhjet e planifikuara për 28 qershor

Larijanit iu ndalua të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021 bazuar në një vendim të Këshillit Gardian të Revolucionit, i cili verifikon kandidatët.

Në mesin e kandidatëve që janë regjistruar për zgjedhjet presidenciale është edhe ish-guvernatori i bankës qendrore iraniane, Abdolnaser Hemmati.

Të enjten në Iran filloi regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 28 qershor.

Pas një periudhe pesë-ditore regjistrimi, Këshilli i Kujdestarisë do të shqyrtojë kandidatët për president.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re