Këshilli Arab i Zhvillimit për Gratë dhe Biznesin e ka shpallur presidenten e Muzeve të Katarit, Sheikha Al Mayassa bint Hamad Al-Thani, gruan më të shquar arabe dhe i ka dhënë asaj çmimin e liderit arab për vitin 2023.

Siç raporton agjencia e lajmeve e Katarit QNA, ky çmim e  nderon Sheikha Al-Thanin mbi “përpjekjet e saj diplomatike dhe humanitare, si dhe punën e saj sociale në fusha të ndryshme zhvillimore”.

Çmimi u shpall nga ambasadori i shtetit të Katarit në Liban, Sheikh Saud bin Abdulrahman Al-Thani gjatë një pritjeje në ambasadën në Bejrut.

Ndryshe, Këshilli Arab i Zhvillimit për Gratë dhe Biznesin shpjegoi se si rrethanat në rajon, veçanërisht lufta në Gaza, çuan në vonesën e ceremonisë, e cila fillimisht ishte planifikuar për në fund të vitit 2023. Ata shtuan se ceremonia e planifikuar më parë u anulua për respekt ndaj dëshmorëve të Gazës, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

Sheikha Al-Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani është motra e emirit të shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani dhe vajza e ish-sovranit të atij vendi të Gjirit, Hamad bin Khalifa Al Thani.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re