TIRANË – Ministria e Drejtësisë ka ngritur një grup pune lidhur me projektin për aministinë penale. Deklarata u bë sot nga ministri Ulsi Manja, i cili theksoi se përmasat e saj do të përcaktohen nga ekspertët.

“Kemi premtuar amnisti, procesi duhej kaluar që mos ndikonte në zgjedhje. Kam ngritur një grup do kemi një projekt pasi të rakordojmë me qeverinë. Se cila do të jetë përmasa, për këtë do vendosin ekspertët.” -tha Manja ndërsa iu përgjigj interesit të medias lidhur me vdekjen e të riut në qeli, i cili ishte arrestuar për vjedhje.

“Lidhur me rastin për sa kohë është një çështje që po hetohet rezervoj të drejtën të flas. Janë raste që janë audituar nga ne, kemi përgjigje konkrete për secilin rast, shpreh ngushëllime. Si në jetën e përditshme ndodhin aksidente të tilla me humbje jete njerëzore, por me rëndësi është transparenca me familjarët.”-vijoi Manja./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re