Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur hapjen e garës për Prokuror të Përgjithshëm.

 

Në mbledhjen e mbajtur këtë të martë, KLP miratoi unanimisht hapjen e garës për kryeprokuror ndërsa ka bërë të ditur edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

 

Sipas rregullores kandidatët do të vlerësohen mbi bazën e katër kritereve: atë profesional; moral; organizativ dhe drejtues si dhe mbi elementët shtesë. Ndersa eshte bere e ditur se nuk do te filloje shqyrtimi i kandidaturave pa u botuar rregullorja ne Fletoren Zyrtare.

 

Deri më tani mësohet nga burime se kanë shprehur vullnetin disa kandidatë, si prokurorja Arta Marku, e cila momentalisht është në krye të organit të akuzës, Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

 

Prokurori I Përgjithshëm do të ketë një mandat 7 vjeçar.

 

Por krahas shpalljes së garë për Prokuror të Përgjithshëm, KLP ka diskutuar në mbledhjen e kësaj të marte edhe mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen e SPAK ku ka miratuar me votë unanime të gjithë rregulloren.

 

Sipas KLP brenda dy javëve pas mbarimit të shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve për SPAK do të zhvillohen intervistat me kandidatët e kualifikuar.

 

Pas themellimit te SPAK, vetë prokurorët e kualifikaur do të zgjedhin drejtuesin e këtij institucioni.

 

Procesi I intervistave të kandidatëve për SPAK do të monitorohet nga asistenca ndërkombëtare.

 

 

 

 

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re