Një pasdite erdhi në shtëpinë tonë një zotëri e na tregoi: Është një familje hindu me 8 fëmijë, bukë nuk kanë ngrënë për shumë kohë. Ju lutem, bëni diçka për ata.

Mora oriz dhe shkova tek ajo shtëpi. Atje ishte nëna dhe fëmijët. Fytyrat e atyre të vegjëlve, sytë u shndërrisnin prej urisë së madhe. Nëna mori orizin prej dorës sime dhe e ndau në dy pjesë. Më tutje doli nga shtëpia.

Kur u kthye në shtëpi e pyeta: Ku shkove, çfarë bëre (me orizin)?

Mu përgjigj e më tha: Edhe ata janë të uritur si ne

Ajo e dinte se fqinjët në derën ngjitur, një familje muslimane, ishin të uritur. Më surprizoi shumë fakti se në ato kushte, me urinë e vuajtjet që kishte përkrah, ajo e dinte që edhe dikush tjetër ishte i uritur. Ajo pati guximin e dashurinë për të ndarë ushqimin. Kjo është arsyeja se përse ne kurrë nuk duhet t’i kthejmë kurrizin të varfërve.

Historia e mësipërme u rrëfye vite më parë nga Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) si një shembull i mirfilltë që tregon sesi edhe ata që vuajnë, nuk kanë e janë të varfër, mund të japin shumëçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re