Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen shqiptare Enkileda Carja, e cila i dhuroi Shqipërisë një tjetër triumf në Kampionatin Evropian për të rinj. 

‘Urime Kampiones së Evropës për të rinj në Peshëngritje, Enkileda Carja!”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook, pasi 16-vjeçarja, talent i peshëngritjes shqiptare, u shpall kampione e kontinentit në Selanik.

Ky sukses pason tre medaljet e arit të marra vitin e shkuar në Moldavi, ku u shpall Kampione e Evropës për të rinj dhe tre medaljet e bronzit në vitin 2022, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për U-15 në Poloni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re