David Hosier, 69 vjeç, u ekzekutua së fundi në Misuri për vrasjen e ish-të dashurës dhe bashkëshortit të saj. Ky ishte ekzekutimi i dytë në Misuri dhe i shtati në Shtetet e Bashkuara këtë vit, shkruan Sky Neës.

Hosier, i cili gjithmonë është shprehur i pafajshëm, dërgoi mesazhin e tij të fundit: “Ju lë të gjithëve me dashuri. Tani po shkoj në parajsë. Mos qani për mua. Vetëm bashkohuni me mua kur të vijë koha”.

Kështu, pos që morri dy jetë, morri dhe kompetencat e Zotit mbi veten, duke besuar se do jetë në lumturinë e përjetshme e jo në vuajtjen e përjetshme – ferrin.

Ai u shpall i vdekur në orën 18:11 me orën lokale të martën, pasi iu dha një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Bonne Terre.

Hosier u dënua për vrasjen e Angela dhe Rodney Gilpin në vitin 2009 në Jefferson City.

Ky çift i martuar vra jo shumë larg banesës së tyre. Prokurorët thanë se Hosier ishte në një lidhje romantike me Angela Gilpin dhe ishte zemëruar kur ajo i dha fund lidhjes dhe u pajtua me burrin e saj. Ata thanë se Hosier e kishte kërcënuar se do ta lëndonte disa ditë para vrasjeve.

Pas të shtënave, policia gjeti një urdhër ndalimi dhe një dokument tjetër në çantën e Angela Gilpin, ku ajo shprehte frikën se Hosier mund të qëllonte atë dhe bashkëshortin e saj. Hosier ishte i dyshuari i menjëhershëm dhe oficerët e arrestuan atë në Oklahoma pas një ndjekjeje.

Në makinën e tij iu gjetën 15 pistoleta, parzmore, 400 copë municione dhe armë të tjera. Guvernatori Mike Parson, një republikan dhe ish-sherif i qarkut, i cili ka mbikëqyrur 10 ekzekutime që nga marrja e detyrës në vitin 2018, hodhi poshtë kërkesën e Hosier për falje të hënën, duke përmendur “mungesën e pendimit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re