Për Ardian Aliajn, ish-futbollisti e Kombëtares, që mbahet mend për eurogolin e shënuar ndaj Greqisë, dueli i sotëm mes Kroacisë dhe Shqipërisë ishte tepër special, pasi ai është i martuar me grua kroate dhe janë prindër të 4 fëmijëve.  

“E vërteta është se jemi 50/50, kemi bërë tifo për të dyja skuadrat. Këtë ma thanë edhe në shtëpi, që jemi me të dy. Po të fitonte Kroacia është mirë, po të fitonte Shqipëria sërish mirë. Isha në një situatë win-win.

Kjo është më normalja, dhe ashtu ndodhi për fat të mirë. Bisedat tona pastaj i lëmë brenda 4 mureve. Mbetëm të gjithë të kënaqur kjo është me rëndësi”, u shpreh Aliaj në emisionin “Kampionët” .

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re