Laert Paçarada ka këputur ligamentet dhe do të qëndrojë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit. Heidenheim ka konfirmuar lajmin më të keq, pas dëmtimit të mbrojtësit të Kosovës.

30-vjeçari është me të vërtetë pa fat. Ishte ndeshja e debutimit për të, ndërsa pas vetëm 5 minutash duhet të largohej nga fusha e blertë.

Heidenhem po përballej me Borusia Dortmund dhe këto të fundit fituan 0 me 2. Për lajmin tronditës foli edhe trajneri i klubit të Bundesligës, Frenk Shmid.

“Dëmtimi i Paças na ka goditur të gjithëve fort. Në muajt e ardhshëm, duhet të bëhemi bashkë edhe më shumë si skuadër dhe të kompensojmë humbjen e Laert Paçaradës bashkë”, u shpreh tekniku i Heidenheim.

Paçarada luajti për Kosovën në shtator. Takimi i parë ndaj Zvicrës e pa si titullar në kualifikueset e Botërorit 2026.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re