Klubet anglezë të Totenhem dhe Aston Villa kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e tij, duke shfaqur interes për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Madje, sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat britanike, më konkrete ka qenë Aston Villa, që i ka bërë Napolit ofertë zyrtare për Rrahmanin, i pëlqyer së tepërmi nga trajneri Unai Emeri.

Në fakt, nuk bëhen me dije detaje, por ka zëra se Rrahmani mund të jetë i joshur nga oferta e Aston Villa-s dhe ideja për të luajtur në Premier Ligë. Megjithatë, largimi i Rrahmanit nga “Diego Armando Maradona” nuk do të jetë aspak i lehtë për shkak se 31-vjeçari vlerësohet së tepërmi nga Antonio Konte dhe drejtuesit e Napolit.

Në sezonin e fundit, ku Napoli u shpall për herë të dytë kampion i Italisë, Rrahmani, ish-lojtar i Partizanit, ka qenë titullar në të 38 ndeshjet e Serisë A, çka tregon shumë për besimin e teknikut.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko