Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi i bëri thirrje policisë që të bashkohet me protestuesit kundër qeverisë. Në fjalën e tij në protestën e mbajtur para Parlamentit, ai tha se “qytetarët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

Sipas tij, kjo është një qeveri që bazohet vetëm në drogë dhe krim.

Po ashtu ai tha se kryeministri Edi Rama në 11 vite ka larguar nga Shqipëria 1 milion qytetarë.

I vendosur, ai u shpreh se beteja e opozitës nuk do të ndalet derisa të rrëzohet kjo qeveri.

“Edi Rama, ky individ që në 11 vite ka larguar 1 milionë shqiptarë e ka ndërsyer sot policinë e shtetit kundër qytetarëve. Qytetarë bashkohuni me protestuesit për të shkuar në Parlamentin e shqiptarëve. Edi Rama ke 11 vite që përzë qytetarët, ke 11 vite që kanabizon vendin. Ky është një regjim  i mbështetur në drogë, krim dhe korrupsion. I takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre. Të nderuar policë hapni rrugën për qytetarët. Nuk keni përballë jush asnjë deputet të inkriminuar, asnjë ministër, ata i keni në qeveri. Bashkohuni me protestuesit”, tha Këllici.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re