Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi ishte i ftuar në emisionin ‘IDENTITET’ në Fax News, ku foli për historinë e selisë së Kryegjyshave  dhe shpjegoi arsyet se përse ndodhet pikërisht në Tiranë.

“Selia e kryegjyshatës ndodhet në Tiranë. Kjo ka ardhur pas mbylljes në vitin 1925, pra ndalesës që u bë në kushtetutën e Turqisë dhe të gjithë urdhrave mistik mes tyre edhe bektashizmit atëhere për arsye se vetë në këtë udhë hyjnore drejt transidencializmit, drejt njohjes së përgjithshme shpirtërore të njeriut bënin pjesë shumë baballarë bektashinj shqiptarë.

Terreni më i përshtatshëm ku do të kalonte dhe do të vazhdonte të ishte bektashizmi u mendua se ishte Shqipëria, jo sepse bektashizmi nuk është një fe universale, apo nuk është një lloj rruge, një udhë shpirtërore  universal e cila nuk gjendet në të gjitha vendet e botës  dhe ku mund të themelohen teqe në të gjithë vendet e botës, por për shkak të lidhjeve të veçanta që kishte pasur ky karikat me lëvizjen kombëtare shqiptare, me një pjesë të madhe të popullsisë së Shqipërisë, sigurisht të përfshirë në gjuhën e Shqipërisë, por edhe në veriun e Shqipërisë e gjithandej, bektashizimi u vendos qendra e tij në Tiranë”-tha Koçi.

Ndër të tjera Koçi tha se udha e bektashizmit në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon të mbetet e vështirë.

“Që prej vitit ’25 e në vazhdim udha e bektashizmit në Shqipëri nuk është se ka qenë shumë e lehtë, ka qenë e vështirë dhe vazhdon të mbetet e vështirë e rëndësishme është që të gjithë udhëheqësit e shtetit shqiptar duke përfshirë edhe mbretin Ahmet Zogu i cili vinte në teqe, ose mendonte, ose dëshironte dhe e kishte si një nga prioritetet e tij afrimitetin me karikatin bektashi, apo udhëheqësit e mëvonshëm, një pjesë e tyre të cilët ishin pjesë të karikatit bektashi”- shtoi Koçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re