Shqiptarët zemërmirë u bënë bashkë. Orgita 11 vjeçare vuan prej vitesh nga skolioza dhe thirrjen e saj për ndihmë e bëri përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Tashmë që fondet e nevojshme janë mbledhur, ajo bëhet gati për t’u nisur drejt Turqisë.

Përlot 11 vjeçarja: Çdo ditë vuajtje! Nëse nuk operohem, rrezikoj jetën

Orgita: Sot iki për në Turqi për të kryer operacionin. Jam shumë e emocionuar. Shpresoj që kur të vij të jem me trupin drejt.

Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët që vunë dorën në zemër për mua. Ju dua shumë të gjithëve.

Babai: Ishalla do Zoti cdo gjë shkon me sukses. E lusim Zotin e madh. E unë kam falenderime shumë shumë për “Shqiprarët për Shqiparët” që vunë dorën në zemër për vajzën time.

Zoti madh ua shpërbleftë, e u ruajtë në rrugë, në punë, kudo.

Nëna: Frika është se mund të ndodhë gjithçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re