Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit vijoi edhe këtë të mërkurë aksionin në zonën e Radhimës në Vlorë. Pas tensioneve dhe përplasjeve te dy ditëve të pare, situata sot ishte me e qete. Prishja e objekteve u mbikëqyr edhe nga forcat e shumta te policisë dhe ato te ndërhyrjes se shpejte.

 

Gjate një muaji, IKMT ka shembur 15 lokale  dhe burimet bëjnë me dije se kjo është faza e para e ndërhyrjes në bregdet. Aksioni nisi nga zona e Ujit te Ftohte ku është parashikuar zgjatja e lungomares. Ndërsa prishjet ne Radhime, po kryhen ne kuadër të projektit për rehabilitimin e zonës së bregdetit deri në afërsi të Orikumit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re