Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar sot protestës së organizuar poshtë pallatit të Sali Berishës, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Meta tha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se “narkoshteti u soll më egër me Kosovën sesa Serbia”.

“I gjithë populli i Kosovës duhet ta kuptojnë dhe duhet të bashkohen në misionin tonë për të rikthyer lirinë dhe demokracinë sepse kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës”, tha Meta.

Ilir Meta: Sali Berisha është atje sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit, ndaj edhe sic më tha zoti Flamur, ka një mik të shquar nga Berlini dhe nga Brukseli. Evropa është në zemrat tona, në trashëgimin tonë, prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen sa më shumë si Ylli Bodinaku për të rrëzuar murin e inceneratorit.

Narkoshteti nuk kurseu as paratë e Evropës, paratë e IPADRDIT. Përveç braktisjes që i është bërë fermerëve, edhe fondet e Evropës i vodhi Edi Rama, si në asnjë vend tjetër dhe i çoi të inceneratorët.

Narkoshteti ka bërë që lideri i PD të jetë atje nga tmerri për të vërtetat që i thoshte cdo ditë në Kuvend, ndërkohë që Edi Rama nuk është pyetur asnjëherë jo vetëm për kryeaferën e inceneraotrëve por për asnjë PPP korruptive.

Jemi këtu për të shprehur solidaritetin me Sali Berishën, por shprehur mirënjohje për ata qytetarët që vijnë cdo ditë këtu.

Narkoshteti u soll me Kosovën me keq dhe me egër sesa Serbia. Narkoshteti deklaroi në Kuvendin e Kosovës që kishte partë një ëndërr që Kosova dhe Shqipëria do kishin një president.  

I gjithë populli i Kosovës duhet ta kuptojnë dhe duhet të bashkohen në misionin tonë për të rikthyer lirinë dhe demokracinë sepse kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re