Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pa gdhirë mirë dita.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja.

Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.

Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura” shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re