Kreun e Shtetit, Ilir Meta ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për të është e sajuar.

Presidenti Meta tha se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.

“Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.”, ka deklaruar presidenti Ilir Meta.






Previous articleMjekja shqiptare tregon cilat jane vaksinat më efikase, ja ku renditet ajo kineze

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re