Kandidati i Partisë Socialiste në Vlorë Ilir Metaj ka bërë një postim ku ka prezantuar veten dhe objektivat për 25 prillin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon ambicien që ka në politikë.

“Kandidimi per mua eshte nje sfide te cilen dua ta perballoj me sukses te matur me pritshmerine time.

Dhe pritshmeria ime eshte ajo e nje vlonjati tipik, qe e ka cdo dite te lidhur me mengjeset e Vlores dhe vlonjatet, e qe ka punuar per parimet e Partise Socialiste qysh prej 20 vjetesh.

Dhe nje vlonjat i tille e pret voten nga cdo vlonjat dhe e deshiron Partine Socialiste ta meritoje voten nga cdo vlonjat.

Nese kjo nuk ndodh, nje vlonjat si une perpiqet te kuptoje cfare ka mbetur pa bere dhe si kjo mund te behet me mire.

Pra nje socialist si une e do cdo vlonjat te kenaqur me Partine Socialoste dhe nuk e ndalon perpjekjen derisa kjo te ndodhe

Qenia ime ne pjesen e lartme te listen e kandidimit nuk e ndryshon aspak kete qendrim.

Sepse vlonjatet me kane pare mua njesoj te perfshire ne cdo beteje elektorale apo jo prej 20 vjetesh

Dhe njesoj do ishte dhe kjo here, edhe pa qene ne liste fare.

Une jam njeri prej jush!

Partia Socialiste🌹NISIM SPRINTIN DREJT 25 PRILLIT👐🏿“, shkruan Metaj.

Më herët, kryeministri Edi Rama teksa prezantoi Metajn për deputet në Vlorë, nuk la pa ‘thumbuar’ edhe Presidentin Ilir Meta ku me ironi Rama u shpreh se dhe Meta i Tiranës e ka mbiemrin Metaj pavarësisht se thotë Meta.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko