Aktori i njohur Mehdi Makaj ka mbajtur një fjalim në protestën e dytë të organizuar pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, aktori përshëndeti solidarizimin që kanë pasur nga kolegët nga Kosova dhe nga teatri “Migjeni” në Shkodër.

“Përshendës kolegët tanë në Kosovë se ata na mbështeten. Mos ua paçim kurrë këtë borxh. Edhe teatri në Shkodër, se të tjerët nuk e di pse janë urtësuar” – tha aktori.

Por në një moment, një i ri me një flamur shqiptar në dorë ka hipur gjithashtu në podium duke i ndërprerë fjalën aktorit. Për ta larguar nga skena ka ndërhyrë sociologu Ergys Mërtiri, i cili e ka marrë “hopa” dhe e ka zbritur poshtë në mënyrë që Malkaj të vijonte me fjalën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re