Paraditen e sotme kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar nga Covid-19, dhe për këtë shkak është vetëizoluar në banesë.

Salla shkruan se falë kujdesit mjekësor tashmë është duke e kaluar lehtë këtë situatë mjekësore, ndërkohë që përveç thirrjeve të zakonshme për mbajtjen e maskës.

Postimi i plotë:

Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik! Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore.

Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.

Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, VendosMaskën, RuajDistancën, ShmangGrumbullimet, KujdesuPërVeten, Vaksinohu. Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re