Të premten, kryeministri Rama në mesditë dhe tre orë më pas Ministrisja e Shëndetësisë lajmëruan fjalë për fjalë lëvizjen e taksive nga një qytet në tjetrin, edhe nëse bëhej fjalë për një zonë të kuqe në drejtim të një zone të gjelbër, apo anasjelltas.

Madje, u shtua edhe një pasagjerë. Sipas urdhrit të ri, taksistë mund të lëvizin me dy persona nga e njëjta familje dhe brenda protokollit për mbajtjen e maskës, dorezave dezinfktimit të mjetit në ikje të pasagjerëve dhe të tjera.

Mirëpo kjo duket se ka shkaktuar kaos. Sepse urdhri ka qenë deklarativ në media dhe nuk është shoqëruar me shkresa zyrtare çka nënkupton edhe funksionimin institucional.

Sepse, patrullat e Policisë në mungesë të një urdhri të tillë e kanë penguar lëvizjen e taksive, e duke shkaktuar kaos me shumë njerëz që kanë dashur të lëvizin këtë të hënë nga një qytet në tjetrin për arsye të ndryshme dhe sigurisht më shumë familjare.

Sipas urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë sot ka nisur shërbimi taksi ndërqytetës por duke respektuar rregullat e sigurisë, por pa u detajuar nëse duhet lejuar lëvizja nga një qytet zonë e kuqe, apo lëvizje vetëm mes qyteteve të kategorizuar “zonë e gjelbër”.

Vetë taksistët thonë se probleme dhe paqartësi ka krijuar edhe fakti që Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar kanë dalë me dy urdhra të ndryshëm për qarkullimin e pasagjerëve me taksi.

Dhe deri sa të zgjidhjet ky ngërç institucional, njerëzit do të mbeten pa rrugëdalje, nëse duhet të marrin taksi, apo më parë të pyesin, apo të marrin leje në portalin e-albania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re