Intel tha ditën e Hëne se përditësimet e sigurisë të publikuara për të adresuar problemet kritike të Meltdown dhe Spectre kanë probleme.
Kompania këshilloi konsumatorët të mos i instalojnë. Lajmi erdhi nga zëvendës presidenti i Intel Navin Shenoy i cili tha se përditësime e publikuara kanë shkaktuar fikje dhe ndezje të papritura të kompjuterave.
Sipas tij ky problem nuk ka të bëjë me ankesat e konsumatorëve për rënie të performancës.
Nga dita e Dielë Intel publikoi versione të reja të përditësimeve. Problemet u bënë kronike tre javë pasi Intel konfirmoi se procesorët e kompanisë janë vulnerabël ndaj Meltdown dhe Spectre.
Meltdown prekte specifikisht procesorët Intel dhe disa prej procesorëve ARM. Ndërsa Spectre godiste çdo procesor modern të prodhuar nga Intel, ARM dhe Advanced Micro Devices. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re